×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    “Mbrëmje e vështirë”, Netanyahu reagon pas sulmeve iraniane në jug të Izraelit

    Reporteri
    21 Mars 2026 | 23:27

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu publikoi një deklaratë në rrjetet sociale duke reaguar ndaj sulmeve iraniane që goditën jugun e Izraelit të shtunën, duke lënë rreth 100 persona të plagosur në Dimona dhe Arad.

    “Kjo është një mbrëmje shumë e vështirë në fushatën për të ardhmen tonë. Pak çaste më parë, fola me Kryetarin e Komunës së Aradit, Yair Maayan, dhe i kërkova që, në emër të të gjithë qytetarëve izraelitë, të përcjellë lutjet tona për shërimin e të plagosurve,” shkroi Netanyahu.

    Ai vazhdoi:

    “I kam udhëzuar Drejtorin e Përgjithshëm të zyrës sime që të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme, së bashku me të gjitha ministritë qeveritare. I mbështes forcat e emergjencës dhe shpëtimit që po operojnë në terren tani dhe u bëj thirrje të gjithëve të respektojnë udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm.”
    “Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të godasim armiqtë tanë në të gjitha frontet”, ka shkruar ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!