×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Mbretëria e Bashkuar organizon takim të 35 vendeve për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

    Reporteri
    01 Prill 2026 | 16:48

    Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper do të organizojë nesër një takim virtual me rreth 35 vende.

    Ky takim do të mbahet për të diskutuar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga kanalet më të ngarkuara të transportit të naftës në botë, raporton BB.

    Irani e ka bllokuar ngushticën, që kur ShBA-të dhe Izraeli sulmuan vendin më 28 shkurt dhe si rezultat, çmimet globale janë rritur.

    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer tha se mënyra më e mirë për të adresuar këto gjëra, është të përpjekja për uljen e tensioneve dhe të sigurohet rihapja e ngushticës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!