Në orët e vona të së shtunës, Nicols Maduro ka mbërritur në New York dhe është dërguar në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn.
CNN ka publikuar pamje të Maduros, me të arritur në Brooklyn, ku shfaqet me duar të lidhura, e në papuçe.
Përkrah tij qëndrojnë dy policë të DEA (Drug Enforcement Administration).
“Natën e mirë. Gëzuar Vitin e Ri”, janë fjalët që Maduro u thotë të pranishmëve aty.
Maduro dhe gruaja e tij do të dalin në gjyq në një datë të paspecifikuar para një gjykatësi në New York.
/Reporteri.net/