Më shumë se 100 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë nga bombardimet izraelite që kishin për cak qytetin Rafah në Gaza.
Autoritetet palestineze kanë raportuar se aeroplanët luftarakë të Izraelit kanë pasur cak disa pjesë të qytetit, ndërkaq helikopterët kanë sulmuar zonat kufitare, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se spitalet në qytetin Rafah nuk kanë kapacitet për të përballuar numrin e madh të të plagosurve.
Komuna e qytetit Rafah ka njoftuar se të paktën dy xhami dhe dhjetëra shtëpi përreth ishin cak i bombardimeve.
Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka kryer seri të sulmeve dhe se kishte për cak militantët e Hamasit. Ndërkohë është konfirmuar lirimi i dy pengjeve, të cilët ishin kidnapuar nga Hamasi më 7 tetor në kibucin Nir Yitzhak.