×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Meloni i përgjigjet Trumpit: Guxim do të thotë të thuash mendimin tënd

    Reporteri
    22 Prill 2026 | 7:10

    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar me qetësi ndaj kritikave të ashpra nga presidenti amerikan Donald Trump.

    Duke folur në kuadër të një panairi mobiljesh në Milano, ajo tha se nuk ishte e zhgënjyer nga deklaratat e tij, pasi i kishte pritur.

    Përplasja lidhet me kritikat e forta të presidentit Trump ndaj thirrjeve të përsëritura për paqe nga papa Leone XIV, të cilat Meloni i kishte cilësuar si të papranueshme.

    Në përgjigje, presidenti Trump e akuzoi atë për mungesë guximi dhe u shpreh se ishte i tronditur duke shtuar se ajo nuk ishte më e njëjta.

    Meloni theksoi se kishte shprehur thjesht opinionin e saj, duke nënvizuar se ”guxim do të thotë të thuash mendimin tënd edhe kur nuk bie dakord”.

    Ajo shtoi se kjo nuk ndryshon mbështetjen e saj për unitetin perëndimor dhe as marrëdhëniet mes Italisë dhe SHBA-së.

    E pyetur nga gazetarët, Meloni konfirmoi gjithashtu se nuk ka folur kohët e fundit me presidentin amerikan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!