Një meteorit ra në çatinë e një shtëpie në Koblenz, por u shkaktuan dëme edhe në rajonet Hunsrück dhe Eifel. Dëshmitarët okularë raportuan se panë një objekt të ndritshëm që fluturonte në qiell, nuk pati të lënduar.
Sipas njoftimit të policisë gjermane, meteoritët kanë shkaktuar dëme në çati dhe shtëpi në landin Rheinland-Pfalz. Raportimet për dëme kanë ardhur nga rajonet Hunsrück dhe Eifel, si dhe nga Koblenz, tha një zëdhënës i policisë për Agjencinë Gjermane të Shtypit (dpa).
Nuk ka patur të lënduar. “Sipas informacioneve që kemi në dispozicion, nuk ka më asnjë rrezik, thuhet.
Shfaqja e panjohur e objektit të ndriçuar i mbajti shumë njerëz në ankth, madje pati spekulime në mediat sociale, nëse mund të bëhej fjalë për një raketë iraniane.
Kur një asteroid hyn në atmosferën e Tokës, shpesh copëzohet. Shumica e këtyre copave digjen me hyrjen në atmosferë, por ato që mbijetojnë në atmosferë e arrijnë të godasin sipërfaqen e Tokës quhen meteoritë. /DW