Parlamenti Evropian ka njoftuar se do t’u ndalojë të gjithë stafit diplomatik iranian hyrjen në sallat dhe në të gjitha ambientet e tij.
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, shkroi në platformën X:
“Ndërsa populli i guximshëm i Iranit vazhdon të ngrihet për të drejtat dhe lirinë e tij, sot kam marrë vendimin të ndaloj të gjithë stafin diplomatik dhe çdo përfaqësues tjetër të Republikës Islamike të Iranit nga të gjitha ambientet e Parlamentit Evropian.
Ky institucion nuk do të ndihmojë në legjitimimin e këtij regjimi, i cili është mbajtur në këmbë përmes torturës, represionit dhe vrasjeve.”
/Reporteri.net/