×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / Lufta në Lindjen e Mesme

    Ministri iranian: Pasojat globale të luftës do t’i prekin të gjithë, pavarësisht fesë apo racës

    Reporteri
    18 Mars 2026 | 9:02

    Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se pasojat globale të luftës në Lindjen e Mesme do të “ndikojnë tek të gjithë” dhe u bëri thirrje zyrtarëve perëndimorë të kundërshtojnë konfliktin.

    “Vala e pasojave globale sapo ka filluar dhe do të prekë të gjithë – pavarësisht nga pasuria, feja apo raca”, shkroi Aragci në rrjetin social X.

    Së bashku me njoftimin e tij, ai bashkëngjiti edhe një kopje të dorëheqjes së paraqitur të martën nga Joe Kent, drejtor i Qendrës Kombëtare të SHBA-së kundër terrorizmit.

    Në letrën e tij të dorëheqjes, Kent deklaroi se nuk mund të mbështeste “me ndërgjegje të pastër” një luftë në Iran sepse vendi “nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”.

    Aragçi theksoi se ka një “numër në rritje zërash – përfshirë zyrtarë evropianë dhe amerikanë” që paralajmërojnë se lufta kundër Iranit është e padrejtë.

    “Më shumë anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare duhet të ndjekin shembullin e tyre”, thuhet në postimin e tij./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!