×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Ministri izraelit: Izraeli do të targetojë çdo udhëheqës të ri iranian të zgjedhur nga “regjimi terrorist”

    Reporteri
    04 Mars 2026 | 8:28

    Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se çdo lider i ri iranian i zgjedhur nga këshilli i klerikëve islamikë që ka qenë në shqyrtim është i papranueshëm.

    “Çdo udhëheqës i emëruar nga regjimi terrorist iranian për të vazhduar planin për shkatërrimin e Izraelit, për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara dhe botën e lirë si dhe vendet e rajonit, dhe për të shtypur popullin iranian – do të jetë një objektiv i qartë për eliminim”, tha Katz të mërkurën.

    Siç u raportua dje, Asambleja e Ekspertëve e Iranit ka zgjedhur djalin e Ali Khameneit, Mojtaban, si udhëheqësin e ri suprem.

    Mojtaba Khamenei është djali i dytë i ish-udhëheqësit suprem dhe konsiderohet anëtar i kampit ultra-konservator ashtu si babai i tij.

    Ali Khamenei 86-vjeçar u vra të shtunën pas bombardimeve izraelito-amerikane./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!