Ndërtesa më e lartë në botë është ndriçuar me një imazh të kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern, duke përqafuar një grua që mbante zi, në xhaminë Kilbirnie në Wellington.
Burj Khalifa në Dubai shfaqi imazhin e kryeministres Ardern në një hixhab të zi në rrokaqiejt 829 metra të premten, kur u bë një javë nga sulmi terrorist që tronditi vendin, transmeton Reporteri.net
Fjala ‘paqe’ në gjuhën arabe dhe angleze u shënua në ndërtesë në nderim të 50 viktimave që humbën jetën në sulmin terrorist në Christchurch.
Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohammed,duke shpërndarë këtë imazh falënderoi kryeministren Ardern për mbështetjen e saj./Reporteri.net