×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Netahyahu dërgohet në spital, zyra e tij jep detaje

    Reporteri
    26 Maj 2026 | 8:17

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u dërgua në një spital në Jerusalem, konfirmoi zyra e tij.

    Në një deklaratë të cituar nga The Times of Israel, Zyra e Kryeministrit tha se Netanyahu po i nënshtrohej trajtimit dentar në Qendrën Mjekësore Hadassah Ein Kerem.

    Deklarata erdhi pasi raportet në mediat izraelite thanë se lideri 76-vjeçar ishte shtruar në spital të hënën në mbrëmje.

    Shëndeti i tij ka qenë në fokus muajt e fundit, pas deklarimeve të mëparshme për trajtim mjekësor.

    Muajin e kaluar, Netanyahu tha se kishte kryer terapi me rrezatim për një tumor malinj në prostatë, por nuk e kishte bërë publik informacionin në atë kohë.

    Ai tha se vendimi për të vonuar publikimin ishte marrë sepse Irani mund ta kishte përdorur atë për “propagandë” gjatë konfliktit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!