Benjamin Netanyahu deklaron se Irani do të kërcënojë “gjithë njerëzimin” nëse arrin të ketë armë bërthamore.
Ai tha për gazetarët se regjimi iranian do të përbënte kërcënim për të gjithë njerëzimin nëse do të mund të sigurojë armët bërthamore dhe mënyrat për t’i përdorur ato.
“Pra, ne u përpoqëm të mbrohemi vetë, por në këtë mënyrë mbrojmë edhe shumë të tjerë,” shtoi ai gjatë vizitës në Beit Shemesh.
“Dua të falënderoj veçanërisht mikun tonë të madh dhe një lider të madh botëror, Donald Trump, që iu bashkua këtij përpjekjeje të madhe për të shpëtuar botën.”
/BBC/Reporteri.net/