×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    NYP: Trump thotë se raundi i dytë i bisedimeve me Iranin mund të nis deri të premten

    Reporteri
    22 Prill 2026 | 16:53

    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump thotë se është “e mundur” që një raund i dytë i bisedimeve të paqes me Iran të fillojë deri të premten, sipas New York Post.

    NYP thotë se është informuar nga zyrtarë pakistanezë se bisedimet mund të zhvillohen brenda “36 deri në 72 orëve” të ardhshme. Kur New York Post ia paraqiti këtë çështje Donald Trump-it, presidenti amerikan u përgjigj me një mesazh tekst: “Është e mundur! Presidenti DJT.”

    Dje, Donald Trump njoftoi se do ta zgjasë armëpushimin me Iran, i cili pritej të përfundonte të mërkurën në mbrëmje, për t’i dhënë regjimit më shumë kohë që të hartojë një “propozim të unifikuar” për t’i dhënë fund luftës.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!