×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Papa ma mesazh të ashpër: Ndaloni lufërat, është koha për paqe

    Reporteri
    11 Prill 2026 | 20:21
    Pope Leo XIV addresses the crowd during the weekly general audience at St Peter's Square in The Vatican on April 8, 2026. (Photo by Tiziana FABI / AFP)

    Papa Leoni të shtunën u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që t’i japin fund asaj që ai e quajti “çmenduria e luftës”, ndërsa zyrtarët e lartë amerikanë dhe iranianë u takuan në Pakistan për të negociuar përfundimin e konfliktit gjashtëjavor.

    Në një vigjilje të veçantë lutjeje në Bazilikën e Shën Pjetrit, Papa i parë amerikan dënoi përdorimin e retorikës fetare për të justifikuar luftën, duke thënë se “mashtrimi i plotfuqishmërisë që na rrethon… po bëhet gjithnjë e më i paparashikueshëm”, raportoi Reuters.

    Në një apel të drejtpërdrejtë drejtuar udhëheqësve botërorë, ai tha: “Ndaloni! Është koha për paqe! Uluni në tryezën e dialogut dhe ndërmjetësimit, jo në atë ku planifikohen armë të reja”. Papa Leoni, i njohur ndryshe për zgjedhjen e tij të kujdesshme të fjalëve, është bërë një kritik i hapur i luftës në Iran. Të shtunën, ai e dënoi ashpër konfliktin, duke cituar letra nga fëmijë në zonat e shkatërruara nga lufta, të cilat ai tha se përshkruanin “tmerr dhe çnjerëzimin”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!