Irani ka paralajmëruar civilët në Lindjen e Mesme që të qëndrojnë të paktën gjysmë milje larg bankave dhe qendrave ekonomike që i përkasin SHBA-së dhe Izraelit, duke thënë se do të jenë target, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.
Ky paralajmërim vjen sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj njërës prej bankave të Iranit.
Ata nuk thanë se cilat banka ose qendra ekonomike do të jenë objektiv i sulmeve.
Ndërkohë, Izraeli tha se mëngjesin e sotëm ka “filluar një valë të gjerë sulmesh” që synojnë infrastrukturën e regjimit në të gjithë Iranin. Ushtria gjithashtu tha se po godet edhe infrastrukturën e Hezbollahut në Bejrut./Reporteri.net