Shtëpia e Bardhë të enjten e vazhdoi gjuhën e ashpër të presidentit amerikan Donald Trump, ndaj ish-hetuesit të posaçëm dhe ish-kryeprokurorit të Dhomave të Specializuara, Jack Smith.
Kësaj radhe, Shtëpia e Bardhë ishte shumë e drejtpërdrejtë dhe e shkurtër, duke u kursyer edhe në fjalë.
Duke publikuar në llogarinë zyrtare në rrjetin “Facebook” një fotografi pa ngjyra të Smithit, Shtëpia e Bardhë i “fali” vetëm një fjalë, të shkruar me ngjyrë të kuqe: “I ÇMENDUR”.
Pak orë më parë edhe presidenti Trump e quajti Smithin “Kafshë e çmendur”.
“Kafshë e çmendur, po shkatërrohesh para Kongresit”, Trump sulmon sërish Jack Smithin