×
  • Lajme
  • Extra
  • Botë

    Pas ultimatumit të Elon Musk për orare të gjata pune, punonjësit e Twitter nisin të largohen nga kompania

    Reporteri
    18 Nëntor 2022 | 15:53

    Qindra punonjës të Twitter vlerësohet se kanë vendosur të largohen nga kompania, pas një ‘ultimatumit’ të së enjtes nga pronari i ri Elon Musk që stafi të regjistrohet për “orë të gjata me intensitet të lartë” ose të largohen, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Largimet nxjerrin në pah hezitimin e disa prej rreth 3000 punonjësve të Twitter për të qëndruar në një kompani ku Musk më parë largori nga puna gjysmën e fuqisë punëtore, duke përfshirë menaxhmentin e lartë, dhe po ndryshon pamëshirshëm kulturën për të rritur edhe oraret e gjata të punës dhe nën një ritëm intensiv pune, shkruan Reuters.

    Musk shkroi në Twitter të enjten dhe tha se  nuk ishte i shqetësuar për dorëheqjet pasi “njerëzit më të mirë po qëndrojnë” në kompani.

    Pronari miliarder, gjithashtu takoi disa punonjës kryesorë të enjten për t’i bindur të qëndrojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!