Një përleshje e madhe shpërtheu në parlamentin turk këtë të mërkurë, duke i shndërruar debatet politike në fërkime fizike mes deputetëve.
Shkak u bë përpjekja e deputetëve të opozitës për të penguar ministrin e sapoemëruar të Drejtësisë, Akin Gyrlek, që të ngjitej në podium për të bërë betimin.
Opozita e konsideron Gyrlekun si arkitektin e arrestimeve politike, pasi ai ka udhëhequr hetimet kundër rivalëve kryesorë të presidentit, përfshirë kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili u brugos vitin e kaluar.
Situata u përshkallëzua në grushta derisa ndërhynë deputetët e partisë së presidentit Rexhep Taip Erdoan.
Në fund, mes kaosit dhe brohoritjeve të mbështetësve të tij, Gyrlek arriti të kryente betimin i rrethuar nga një gardh njerëzor i kolegëve të partisë në pushtet.
WILD FOOTAGE ?
Turkish parliament got really crazy today as officals started throwing punches at eachother pic.twitter.com/am7D9IVnga
— Open Source Intel (@Osint613) February 11, 2026