Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur shqetësimin për një propozim amerikan për diskutimin e krijimit të një infrastrukture të re të sigurisë në Evropë, e cila do të përfshinte edhe Rusinë.
Zelensky tha se një ide e tillë mund të paraqesë rrezik për Ukrainën, por edhe më të madh për Bashkimin Evropian.
“Për mua, kjo nuk është çështje e thjeshtë dhe mund të jetë e rrezikshme për ne. Prandaj, ua kam bërë shumë të qartë qëndrimin tim të gjithë partnerëve tanë”, deklaroi ai.
Zelensky:
I heard about some security infrastructure that the American side wanted to discuss, the idea of a European-Russian security infrastructure.
For me, it’s not simple, and it can be dangerous for us.
That’s why I was very clear with all of our partners. I think first, we have to discuss how to end this war.
— Clash Report (@clashreport) November 7, 2026
Reklamë
Sipas presidentit ukrainas, prioriteti duhet të jetë përfundimi i luftës, e jo nisja e diskutimeve për një arkitekturë të re të sigurisë në Evropë.
“Unë mendoj se fillimisht duhet të diskutojmë se si t’i japim fund kësaj lufte. Ata duan t’ia nisin me një infrastrukturë të re të sigurisë në Evropë”, tha Zelensky.
Ai paralajmëroi se një qasje e tillë mund të ketë pasoja më të mëdha për BE-në sesa për Ukrainën, duke theksuar se vendi i tij nuk është anëtar i këtij unioni.
Zelensky:
ReklamëThey want to begin with a new security infrastructure in Europe.
It’s dangerous, by the way. It’s more dangerous for the EU than for us. We are not part of the EU. https://t.co/O1LzSFCYnU
— Clash Report (@clashreport) November 7, 2026
Ndryshe, Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe negociator i tij për luftën në Ukrainë, ka prezantuar pesë objektiva për krijimin e një kornize më të gjerë të sigurisë evropiane, me synimin për të parandaluar konfliktet e ardhshme dhe për të siguruar paqe afatgjatë. /Telegrafi/
