Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se nëse Donald Trump do të kishte qenë president i Shteteve të Bashkuara në vitin 2022 nuk do të kishte ndodhur lufta në Ukrainë. 

Putin tha se janë të interesuar për rezultat dhe se siç tha ai Trump e kupton se Rusia ka interesat e saj kombëtare.

“E rëndësishme për ne të kthejmë faqe në marrëdhëniet tona. Trump i intersuar për prosperitetin e kombit tonë. Nëse do të ishte Trump më 2022 President, nuk do të kishte luftë. Dua të falënderoj Trump për këtë takim dhe tonin e mbajtur gjatë bisedës, ne jemi të interesuar për rezultatet. Ai e kupton se edhe Rusia ka interesat e saj kombëtare. Dita e sotme është pikënisje për sukses dhe për rikthimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve”.

Reklamë

“Në kontaktin e fundit më 2022 me administratën amerikane unë u përpoqa të bind kolegët e mi që situata të mos shkonte në atë pikë ku të mos kishte më kthim pas. Unë jam i bindur se fiks kështu do të ishte. Mendoj se unë dhe presidenti Trump kemi një kontakt të arsyeshëm dhe në rrugën përpara mund të besojmë se do t’i japim fund konfliktit në Ukrainë”, u shpreh Putin mes të tjerash.