Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka akuzuar aleatët evropianë të Amerikës duke thënë se ata duhet të “falënderojnë” presidentin amerikan, Donald Trump për luftën e tij në Iran.
Duke folur gjatë një konference në Pentagon të enjten, Hegseth tha se aleatët e Washingtonit duhet të jenë mirënjohës për përpjekjen e SHBA-së për të ndalur, siç tha ai “këtë shtet terrorist që të mbajë botën peng me raketat ndërsa ndërton ose përpiqet të ndërtojë një bombë bërthamore”.
Zyrtarët amerikanë, përfshirë edhe Presidentin Trump, kanë kritikuar vazhdimisht aleatët e NATO-s për mungesën e mbështetjes ndaj luftës SHBA-Izrael ndaj Iranit. Në fillim të kësaj jave, Trump pretendoi se NATO e ka braktisur SHBA-në në kohën tonë të nevojës, por theksoi: “Ne nuk kemi nevojë për ndihmën e tyre”.
Hegseth, u pyet edhe për një raport se Pentagoni kishte kërkuar nga Shtëpia e Bardhë 200 miliardë dollarë për sulmet e tij ndaj Iranit.
“Ai numër mund të ndryshojë, natyrisht. Duhet para për të vrarë keqbërësit,” tha Hegseth.
“Ne do të shkojmë përsëri te Kongresi dhe njerëzit atje për të siguruar që jemi financuar siç duhet për atë që është bërë, për atë që mund të na duhet të bëjmë në të ardhmen,” shtoi ai./Reporteri.net/