×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Reshje të dendura bore, mbi 30 të vdekur në Japoni

    Reporteri
    03 Shkurt 2026 | 10:41

    Mbi 30 persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë së borës që përfshirë veriun e Japonisë.

    Në qytetin Aomori, në ishullin më verior të Japonisë, ushtarët e Forcave të Mbrojtjes po ndihmojnë për pastrimin e borës nga çatitë dhe trotuaret, ndërsa autoritetet përballen me borën më të madhe në katër dekada.

    Po ashtu, në Sapporo, qyteti më i madh i rajonit Hokkaido, rreth 1 mijë traktorë po pastrojnë më shumë se 3 mijë e 800 kilometra rrugë, sipas raportimeve nga mediat japoneze.

    Nga 20 janari, më shumë se 100 persona janë plagosur, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!