×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Rreth 20 mijë francezë të riatdhesuar nga Lindja e Mesme

    Reporteri
    11 Mars 2026 | 19:38

    Janë rreth 20 mijë qytetarë francezë të riatdhesuar nga Lindja e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin, më 28 shkurt, sipas asaj që ka bërë të ditur zëdhënësja e qeverisë, Maud Bregeon.

    Qeveria, shpjegoi zëdhënësja në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Paris, ka “mundësuar riatdhesimin e 2 mijë bashkëkombësve me fluturime të organizuara nga shteti”.

    Për më tepër, shtoi ajo, “me kërkesën tonë ka pasur një rifillim të fluturimeve komerciale mes Lindjes së Mesme dhe Francës”, gjë që ka “mundësuar kthimin, deri më sot, të 17 mijë francezëve”.

    “Në momentin kur flasim janë pra pak më pak se 20 mijë personat që janë rikthyer në territorin kombëtar”, tha Bregeon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!