×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Rritet në shtatë numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Lindjen e Mesme

    Reporteri
    08 Mars 2026 | 21:02

    Një pjesëtar i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara ka vdekur si pasojë e plagëve të marra gjatë sulmeve fillestare të regjimit iranian në Lindjen e Mesme.

    Lajmi u bë i ditur nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) në Facebook.

    Sipas njoftimit, ushtari ishte plagosur rëndë në vendngjarje gjatë një sulmi ndaj trupave amerikane në Mbretërinë e Arabisë Saudite më 1 mars. Ai vdiq në mbrëmjen e së shtunës si pasojë e plagëve të marra.

    “Ky është pjesëtari i shtatë i ushtrisë amerikane që humb jetën në kuadër të operacionit ushtarak ‘Epic Furry’”, thuhet në njoftim.

    Nga CENTCOM-i u bë e ditur se operacionet e mëdha luftarake vazhdojnë, ndërsa identiteti i ushtarakut të rënë nuk do të bëhet publik deri 24 orë pasi të jenë njoftuar familjarët e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!