Ambasadori i Rusisë në Sarajevë, Igor Kalabukhov, ka thënë se vendi i tij “nuk përzihet në të drejtën e Bosnjë-Hercegovinës për të vendosur për fatin e saj”.
Ai i quajti gënjeshtra deklaratat e ambasadorit të SHBA-së në Sarajevë, Eric Nelson, se Rusia nuk do të lejonte anëtarësimin e këtij vendi në NATO. Megjithatë, shtoi se nëse në këtë moment do të vinte deri te një vendim i tillë, Rusia do ta kundërshtonte.
“Bosnjë-Hercegovina, të cilën ne e konsiderojmë një vend mik, ka të drejtë sovrane për të zgjedhur. Por nëse zgjedhja është në favor të anëtarësimit në NATO, edhe pse është e qartë se nuk ka konsensus në vend për këtë çështje, Rusia ka çdo të drejtë të reagojë ndaj këtij zhvillimi hipotetik në përputhje me interesat e saj kombëtare”, theksoi Kalabukhov, përcjell Klix.ba.
Në të vërtetë, Rusia është gati të nisë një luftë, pasi nuk po merr garanci se vendi i saj fqinj, Ukraina, nuk do të anëtarësohet në NATO.
Bosnja, thuajse është e rrethuar nga shtetet që janë anëtare të NATO-s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.