Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi veprimin ushtarak të ShBA’së dhe Izraelit kundër Iranit, por shtoi se NATO-ja vetë nuk do të përfshihet, raporton Reuters, përcjell Reporteri.net.

“Është me të vërtetë e rëndësishme çfarë po bën SHBA-ja këtu, së bashku me Izraelin, sepse po eliminohet dhe po dobësohet kapaciteti i Iranit për të marrë qasje në kapacitetin bërthamor dhe kapacitetin e raketave balistike,” tha ai për televizionin gjerman ARD në Bruksel.

Rutte theksoi se nuk ka asnjë plan që NATO’ja të përfshihet.

Reklamë

“Aspak nuk ka asnjë plan që NATO-ja të përfshihet në këtë apo të bëhet pjesë e tij, përveçse aleatët individualë të bëjnë atë që mundin për të mbështetur atë që po bëjnë amerikanët së bashku me Izraelin” shtoi ai./Reporteri.net