×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    ShBA-ja thotë se Spanja është pajtuar që të bashkëpunojë me ushtrinë amerikane

    Reporteri
    04 Mars 2026 | 21:48

    Spanja është pajtuar që të bashkëpunojë me ushtrinë amerikane, tha të mërkurën sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, një ditë pasi presidenti Donald Trump kërcënoi me ndërprerje të tregtisë me shtetin evropian për shkak të qëndrimit të Madridit ndaj sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit.

    “Mendoj se ata e dëgjuan porosinë e presidentit dje më fort dhe më qartë. Të kuptuarit tim në orët e fundit është se ata janë pajtuar që të bashkëpunojnë me ushtrinë amerikane” – tha zëdhënësja në një konferencë për gazetarë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

    Trumpi e përmendi idenë e vendosjes së një embargoje tregtare Spanjës pas refuzimit të saj që t’i lejonte aeroplanët amerikanë për të shfrytëzuar baza ajrore e detare në jug të Spanjës për ofensivën kundër Iranit. Spanja ka thënë se sulmet amerikane e izraelite në Iran janë të pamatura dhe të paligjshme.

    Spanja “nuk do të jetë vasale” e ndonjë shteti tjetër, tha të mërkurën zëvendëskryeministrja spanjolle, Maria Jesus Montero. Në një adresim televiziv më herët, kryeministri Pedro Sanchez e ritheksoi qëndrimin e vendit të tij kundër luftës, duke paralajmëruar se konflikti rrezikon që të nxisë një katastrofë të madhe globale.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!