Forcat amerikane ndalojnë 21 anije si pjesë e bllokadës së Uashingtonit.

Forcat amerikane kanë ndaluar 21 anije që të largohen nga Ngushtica e Hormuzit që nga fillimi i bllokadës së SHBA-së katër ditë më parë, ka bërë të ditur Komanda Qendrore e SHBA-së.

Të gjitha anijet iu bindën urdhrave të SHBA-së për t’u kthyer prapa drejt Iranit.

Reklamë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se bllokada amerikane “do të mbetet plotësisht në fuqi” derisa vendi të arrijë një marrëveshje me Iranin.

Irani, i cili të premten dukej se pretendonte se kishte vendosur edhe bllokadën e vet në këtë rrugë ujore, ka kërcënuar se do ta rivendosë atë nëse bllokada amerikane nuk hiqet.

Reklamë

Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani kanë deklaruar se bisedimet e paqes do të vazhdojnë gjersa ekziston armëpushimi dy-javor. /Telegrafi/