Rusia po pëson “humbje të mëdha” në Ukrainë, me rreth 65,000 ushtarë në dy muajt e fundit, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Konferencën e Sigurisë në Mynih .
“Ata nuk po e fitojnë këtë. Ata arrijnë shumë pak fitore në Donetsk dhe vende të tjera, aq të vogla saqë pothuajse nuk është relevante”, thai ai.
Rutte thotë gjithashtu se të ardhurat e Rusisë nga nafta kanë rënë me një të tretën dhe se kjo po e shteron me shpejtësi fondin shtetëror.
Rutte tha në një tryezë të rrumbullakët me gazetarët se aleanca e NATO-s është mjaft e fortë dhe se Rusia nuk do të përpiqet ta sulmojë atë për momentin.
“Ne do të fitojmë çdo betejë me Rusinë nëse ata na sulmojnë tani dhe duhet të sigurohemi që pas dy, katër, gjashtë vjetësh të mbetet kështu”, tha Rutte. /Reporteri.net/