Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, lëshoi një paralajmërim të fortë për Teheranin, teksa tha se se presidenti Donald Trump nuk po bën shaka kur kërcënon.
Hegseth deklaroi se sot do të jetë numri më i madh i sulmeve ndaj Iranit, që prej fillimit të luftës.
Trump i ka dhënë ultimatum Iranit për ta rihapur Ngushticën e Hormuzit.
“Irani ka një zgjedhje. Zgjidhni me mençuri, sepse ky president nuk bën shaka, mund të shihni çfarë i ndodhi Soleimanit apo Maduros”, tha Hegseth.
Ai po i referohej Qassem Soleimanit, udhëheqësit të Pasdaranëve të vrarë në vitin 2020, gjatë mandatit të parë të Trumpit dhe ish-presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i kapur në Karakas nga amerikanët në janar dhe i dërguar në SHBA.
“Ushtria iraniane është e turpëruar dhe e poshtëruar, dhe me të drejtë”, shtoi Hegseth.
“Sot do të shohim numrin më të lartë të sulmeve që nga dita e parë e këtij operacioni. Nesër, edhe më shumë se sot, dhe pastaj Irani do të duhet të bëjë një zgjedhje”, përfundoi ai.
Ndryshe, gjatë konferencës Trump tha se Irani mund të “shkatërrohet brenda një nate” dhe se ajo natë mund të jetë nesër.
Trump tha gjithashtu se SHBA-të kanë një plan sipas të cilit çdo urë dhe termocentral në Iran mund të shkatërrohet deri në mesnatë nesër.