Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se “49 nga udhëheqësit më të lartë të regjimit Iranian”, janë vrarë në sulmet ndaj Iranit, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se në mesin e tyre është edhe udhëheqësi suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Ajo ka shpjeguar objektivat e operacionit të ShBA’së.

Reklamë

“Vrasja e terroristëve është e mirë për Amerikën. 49 nga udhëheqësit më të lartë të regjimit iranian – përfshirë Udhëheqësin Suprem, Ayatollah Ali Khamenei – janë fshirë tashmë nga faqja e tokës deri tani në sulmet hapëse të Operacionit Furi Epike”, ka thënë Leavitt./Reporteri.net