×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Shtetasve amerikanë u bëhet thirrje të largohen menjëherë nga Iraku

    Reporteri
    14 Mars 2026 | 20:02

    Ambasada e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Bagdad ka paralajmëruar qytetarët e saj të largohen nga Iraku “menjëherë”. Ajo gjithashtu u bëri thirrje kujtdo që po mendon të qëndrojë atje që ta rishqyrtojë vendimin.

    “Irani dhe milicitë terroriste të lidhura me të paraqesin një kërcënim të madh për sigurinë publike në Irak. Sulme kanë ndodhur kundër qytetarëve amerikanë, interesave të SHBA-së dhe infrastrukturës kritike,” thuhet në njoftimin e publikuar në X.

    Siç u raportua më herët, ndërtesa e ambasadës u godit në një sulm të shtunën.

    “Mos u përpiqni të vini në Ambasadën në Bagdad ose në Konsullatën e Përgjithshme në Erbil për shkak të rrezikut të vazhdueshëm nga raketat, dronët dhe mortajat në hapësirën ajrore të Irakut,” thuhet në njoftimin e ambasadës, siç raporton BBC. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!