Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka postuar në rrjetet sociale për të kritikuar sërish vendet e NATO-s dhe për të thënë se SHBA nuk ka nevojë për ndihmën e tyre në luftën në Iran.
Në “Truth Social”, Trump ka shkruar se NATO s’ka bërë asgjë për të ndihmuar
“NATO nuk ka bërë absolutisht asgjë për të ndihmuar me kombin e çmendur, tani të shkatërruar ushtarakisht, të Iranit. SHBA nuk ka nevojë për asgjë nga NATO, por ‘mos e harroni kurrë’ këtë moment shumë të rëndësishëm në kohë”, ka shkruar ai.
/Reporteri.net/