×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Skandali “Epstein”, çfarë zbuluan dokumentet e reja për Lord Mandelson

    Reporteri
    11 Mars 2026 | 18:04

    Një seri dokumentesh që lidhen me emërimin e Lord Mandelson si ambasador i Britanisë së Madhe në Shtetet e Bashkuara janw publikuar nga mediat ndërkombëtare.

    Sipas dokumenteve, Mandelson kishte kërkuar një kompensim prej 547,000 paund pas shkarkimit të tij nga posti i ambasadorit vitin e kaluar, pas shqetësimeve për lidhjet e tij të mëparshme me të dënuarin për abuzim seksual Jeffrey Epstein.

    Një email tjetër tregon se Departamenti i Thesarit kishte rënë dakord për një marrëveshje prej 75,000 paundësh me Mandelson.

    Dokumentet gjithashtu tregojnë se kryeministri britanik, Keir Starmer, ishte këshilluar se lidhja e Mandelson me Epstein përbënte një “rrezik reputacioni të përgjithshëm” para konfirmimit të tij si ambasador në SHBA.

    BBC raporton se Lord Mandelson vijon të theksojë se është përgjigjur saktë për pyetjet mbi marrëdhënien me Epstein gjatë procesit të verifikimit.

    Ai ka theksuar se nuk ka vepruar në mënyrë kriminale, nuk ka përfituar personalisht dhe po bashkëpunon me policinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!