Këtë të mërkurë, 24 dhjetor, është vënë në pranga ambasadori i Polonisë në Francë, Jan Rosyszewski, së bashku me një ish-deputet dhe një bankier.
Siç raportojnë mediat e huaja, arrestimet vijnë në kuadër të hetimeve për skandalin te Collegium Humanum, një universitet privat ku dyshohet se janë dhënë diploma false.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maciej Wewiór, është vendosur që ambasadori të shkarkohet nga detyra deri në sqarimin e të gjitha dyshimeve. Në vend të tij është caktuar një ambasador me përvojë, Wiesław Tarka.
Hetimi përfshin përdorimin e diplomave MBA (të masterit për administrim biznesi) dhe diplomave bachelor, të cilat sipas prokurorëve janë përdorur për të marrë pozicione në bordet mbikëqyrëse të kompanive shtetërore, përfshirë Bank Pocztowy, në pronësi të Poczta Polska (kompania kombëtare e postës në Poloni).
Ambasadori ka deklaruar pafajësinë e tij, por akuzohet për përdorim të dokumenteve të falsifikuara.