Presidenti amerikan, Donald Trump, ka miratuar dërgimin e më shumë se 1 mijë ushtarëve në Lindjen e Mesme, raporton Sky News duke u thirrur në dy burime, përcjell Reporteri.net.
Sipas raportimit, ushtarët vijnë nga Divizioni i 82-të Ajror.
Presidenti e miratoi vendimin mbrëmë dhe urdhrat po hartohen sot për shtabin, personelin dhe disa forca tokësore, por jo për të gjithë brigadën.
E gjithë brigada përbëhet nga më shumë se 3,000 trupa, por ky dislokim do të jetë më pak se gjysma e saj, nën 1,500 ushtarë.
Forcat shtesë ende nuk janë larguar nga SHBA, por mund të dislokohen në ditët në vijim./Reporteri.net