×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Spanja ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

    Reporteri
    03 Shkurt 2026 | 12:01

    Spanja po përgatitet të vendosë masa të forta për mbrojtjen e të miturve në hapësirën digjitale. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, njoftoi se qeveria do të ndalojë aksesin në rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe do t’i detyrojë platformat të zbatojnë sisteme reale verifikimi të moshës.

    “Sot, fëmijët tanë janë të ekspozuar ndaj një hapësire që nuk është menduar kurrë ta përballojnë vetëm. Një hapësirë varësie, abuzimi, pornografie, manipulimi dhe dhune. Këtë nuk do ta pranojmë më”.

    Qeveria spanjolle paralajmëroi gjithashtu se do të forcojë përgjegjësinë ligjore të drejtuesve të platformave për përmbajtjet e paligjshme dhe gjuhën e urrejtjes që qarkullon në rrjetet sociale.

    “Do të ndryshojmë ligjin në mënyrë që drejtuesit e platformave të mbajnë përgjegjësi penale për mosheqjen e përmbajtjeve të paligjshme ose të gjuhës së urrejtjes”.

    Kryeministri theksoi se kjo betejë nuk mund të fitohet nga një shtet i vetëm. Ai gjithashtu po bashkëpunon me pesë vende të tjera europiane për të shtyrë një rregullim më të shpejtë dhe më efektiv të rrjeteve sociale në nivel kontinental.

    Spanja është vendi i tretë që ka marrë këtë vendim, pas Francës dhe Australisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!