Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar sulmet e Iranit në territorin e tyre, duke i quajtur ato “shkelje të sovranitetit kombëtar dhe të së drejtës ndërkombëtare”.

Në një postim në X, Emiratet i cilësojnë goditjet hakmarrëse të Iranit si një përshkallëzim të rrezikshëm dhe një “akt frikacak”, që rrezikon sigurinë e civilëve dhe minon stabilitetin.

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve tha se është në “gatishmëri të lartë” dhe e përgatitur për t’u përballur me çdo kërcënim. Ajo shtoi se forcat e mbrojtjes kanë interceptuar 137 raketa balistike dhe 209 dronë të lëshuar drejt vendit.

Reklamë

Sipas njoftimit, 14 nga dronët që ranë brenda territorit dhe ujërave të vendit shkaktuan “disa dëme kolaterale”.

/Reporteri.net/