×
  • Lajme
  • Botë

    Takimi i BE’së për krizën energjetike, pesë propozime në tryezë

    Reporteri
    09 Shtator 2022 | 20:55

    Ministrat e Energjisë të Bashkimit Europian mblidhen këtë të premte në Bruksel për të diskutuar mbi mundësitë që kanë për të ndërhyrë, teksa kontinenti përballet me krizën e pazakontë të çmimeve.

    Në tryezë janë pesë propozime të depozituara nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe propozimet e disa vendeve anëtare.

    Pritshmëritë janë që të arrihet dakordësia në të paktën pesë drejtime, përfshirë kufizimin e fitimeve për kompanitë e prodhimit që nuk gjenerojnë elektricitet me gaz natyror, si dhe mbështetja financiare e sektorëve që preken më fort nga kriza.

    Propozimet të tjera janë edhe vendosja e një çmimi tavan për gazin natyror rus dhe masat të detyrueshme kursimi energjie.

    Qëllimi i këtij samitit është sugjerimi i opsioneve më të mira të mundshme për Komisionin, të cilat ky i fundit do t’i paraqesë formalisht javën e ardhshme. Vendimi final për propozimet pritet që të merret nga udhëheqësit e BE-së në muajin tetor./Euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!