Teherani ka konfirmuar se zyrtari i saj më i lartë i sigurisë, Ali Larijani, sekretar i Këshillit të Lartë Kombëtar të Sigurisë i Iranit, është vrarë, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
Këshilli i Lartë Kombëtar i Sigurisë i Iranit njoftoi vdekjen e Larijanit në një deklaratë, duke e përshkruar atë si të vrarë dhe “të martirizuar” pas një jete të tërë në shërbim publik.
Kjo vjen pas deklaratës së Ministrit Izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, i cili tha të hënën vonë se Larijani ishte “eleminuar”.
Këshilli tha se Larijani, i cili ishte shfaqur si një nga figurat më të rëndësishme në Iran gjatë muajve të fundit, vdiq së bashku me disa të tjerë, përfshirë djalin e tij dhe personelin e sigurisë./Reporteri.net