Dy burra janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë me forcë dhe kanë kryer vjedhje në shtëpinë e Princit William dhe bashkëshortes së tij, Kate.

Policia e Norfolkut ka deklaruar se është njoftuar mbrëmjen e së hënës për aktivitete të dyshimta në pronën e pjesëtarëve të familjes mbretërore, e cila ndodhet në një zonë rurale.

Autoritetet kanë bërë të ditur se shtëpia ishte e zbrazët në momentin kur ndodhi incidenti, raporton CNN.

Reklamë

Kjo shtëpi përdoret nga çifti mbretëror kryesisht për pushime dhe festa, ndërsa rezidenca e tyre kryesore është Kështjella Windsor, në perëndim të Londrës.