Banka Botërore njoftoi këtë të premte, në një deklaratë, se ka shpërndarë ndihmë emergjente prej 200 milionë dollarësh për të mbështetur qeverinë kolumbiane , pasi vendi i Amerikës së Jugut u godit nga një tërmet i fuqishëm që la të paktën 265 të vdekur.
“Banka Botërore shpërndau 200 milionë dollarë ndihmë emergjente më 13 gusht. Grupi gjithashtu nisi një studim të shpejtë për të përcaktuar koston e tërmetit për të ndihmuar qeverinë të ketë një vlerësim fillestar të ndikimit ekonomik të tërmetit”, theksoi institucioni financiar ndërkombëtar me seli në Uashington./euronews/