×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Tragjedi në Gjermani: Konduktori i trenit vdes pasi u sulmua nga pasagjeri pa biletë

    Reporteri
    04 Shkurt 2026 | 21:18

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rheinland-Pfalz, Gjermani, ku një konduktor i trenit ka humbur jetën pasi u sulmua nga një pasagjer që nuk kishte biletë.

    Incidenti ndodhi gjatë kontrollit të biletave në një tren rajonal që sapo kishte nisur nga stacioni i Landstuhl. Kur konduktori i kërkoi të paguante ose të zbriste, pasagjeri 26-vjeçar u përfshi në një debat verbal me të dhe më pas e sulmoi fizikisht, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

    Konduktori u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë./Alinfo.ch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!