Presidenti amerikan, Donald Trump tha se nuk planifikon më të dërgojë një delegacion amerikan në Pakistan këtë fundjavë, duke fajësuar “përçarjet e brendshme” në Iran për dështimin e bisedimeve të mundshme dhe duke thënë se udhëtimi do të kishte qenë “shumë punë”.
Trump tha se anulimi nuk do të thotë se luftimet do të rifillojnë, raporton CNN.
“Jo. Nuk do të thotë këtë. Nuk e kemi menduar ende,” tha Trump në një bisedë telefonike kur u pyet nëse vendimi për të mos dërguar të dërguarin special Steve Witkoff dhe dhëndrin e tij Jared Kushner në Pakistan duhet të interpretohet si një hap drejt një raundi tjetër luftimesh.
Shtëpia e Bardhë kishte shpresuar të riniste bisedimet e paqes duke dërguar të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Islamabad, por Teherani nuk konfirmoi kurrë plane për një takim të drejtpërdrejtë. Diplomati më i lartë i Iranit tashmë është larguar nga Pakistani pas bisedimeve me ndërmjetësuesit./Reporteri.net/