Atmosferë e relaksuar dhe plot batuta në piknikun tradicional të Kongresit, të organizuar në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë, ku presidenti amerikan Donald Trump u shfaq përkrah Zonjës së Parë, Melania Trump.
Gjatë fjalës së tij para parlamentarëve dhe të ftuarve, Trump nuk kurseu batutat teksa foli për popullaritetin e bashkëshortes së tij.
“Nuk më pëlqen të flas pas Zonjës sonë të mrekullueshme të Parë, sepse më bën të dukem paksa i zbehtë”, tha ai mes të qeshurave dhe duartrokitjeve të të pranishmëve.
Presidenti amerikan vlerësoi më tej Melania Trump, duke iu referuar edhe dokumentarit të dedikuar asaj, për të cilin tha se ka pasur sukses të madh.
“Ajo bëri një film, u bë numri një, më pas doli në platformat streaming dhe u bë sërish numri një”, deklaroi Trump.
Në fund, ai mbylli fjalën me një tjetër batutë që shkaktoi reagime pozitive në publik:
“Mbani mend që në një familje ka vend vetëm për një yll. Prandaj më mirë ta heq qafe”, tha Trump me humor.