×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump diskuton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran

    Reporteri
    07 Mars 2026 | 8:12

    Donald Trump ka “shprehur privatisht interes serioz” për dërgimin e trupave tokësore amerikane.

    Presidenti amerikan ka shprehur privatisht interes serioz për dërgimin e trupave amerikane në terren brenda Iranit, kanë thënë burime për partnerin amerikan të Sky News, NBC News.

    Ai e ka diskutuar këtë mundësi me këshilltarët dhe me zyrtarët republikanë jashtë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa ka paraqitur edhe vizionin e tij për një Iran pas përfundimit të konfliktit.

    Sipas këtij vizioni, uraniumi i Iranit do të sigurohej dhe SHBA-ja do të bashkëpunonte me një regjim të ri iranian për prodhimin e naftës, në një mënyrë të ngjashme me bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Venezuelës, thuhet në raport.

    Komentet e Trumpit për interesin në dërgimin e trupave tokësore nuk janë fokusuar në një pushtim të madh ushtarak të Iranit.

    Përkundrazi, diskutimet janë përqendruar në idenë e një kontingjenti të vogël trupash amerikane që do të dërgoheshin për qëllime të veçanta strategjike, sipas personave që kanë dijeni për këto bisedime.

    Ndryshe, Trump ka deklaruar se është i gatshëm që të ndihmojë kurdët në rast të një inkuizicioni të tyre. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!