×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump e lë të hapur mundësinë për veprime tjera ushtarake të ShBA’së ndaj Iranit

    Reporteri
    05 Shkurt 2026 | 7:38

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili në qershor të vitit të kaluar urdhëroi sulme ajrore kundër objekteve bërthamore në Iran, e ka lënë të hapur mundësinë për veprime të tjera ushtarake të ShBA-së kundër Iranit, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.

    I pyetur nëse udhëheqësi suprem i Iranit duhet të jetë “i shqetësuar”, Trump ka thënë se po.

    “Do të thosha se duhet të jetë shumë i shqetësuar. Po, duhet të jetë. Siç e dini, ata po negociojnë me ne”, ka deklaruar Trump.

    Zyrtarë amerikanë dhe iranianë thanë të mërkurën se bisedime të nivelit të lartë me Iranin do të mbahen të premten në Oman, diskutime që pritet të përfshijnë programin bërthamor të vendit dhe çështje të tjera.

    Trump tregoi se regjimi mund të jetë duke kërkuar të ringjallë projektin e tij bërthamor pas sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite vitin e kaluar.

    Në pyetjen nëse Irani po përpiqej të rifillonte programin, Trump u përgjigj se “kam dëgjuar se po” pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

    Ai shtoi se, nëse Irani do të përpiqej të rinovonte punën e tij bërthamore, ai do t’i dërgonte sërish bombarduesit amerikanë në Iran për të “bërë punën e tyre edhe një herë.”/Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!