×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / LAJMI I FUNDIT

    Trump e zgjat armëpushimin me Iranin

    Reporteri
    21 Prill 2026 | 22:29
    Getty Images

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se ka zgjatur armëpushimin me Iranin, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një postimi në Truth Social, Trump ka thënë se armëpushimi do të vazhdojë derisa Irani të paraqesë një propozim për t’i dhënë fund konfliktit në mënyrë të përhershme.

    Ai deklaroi se e ka urdhëruar ushtrinë që ta vazhdojë bllokadën dhe të jetë në gatishmëri.

    “Duke u bazuar në faktin se Qeveria e Iranit është seriozisht e përçarë, gjë që nuk është e papritur, dhe me kërkesë të Marshallit Asim Munir dhe Kryeministrit të Pakistanit Shehbaz Sharif, na është kërkuar të pezullojmë sulmin tonë ndaj vendit të Iranit deri në një moment kur udhëheqësit dhe përfaqësuesit e tyre të mund të dalin me një propozim të unifikuar. Prandaj, kam urdhëruar ushtrinë tonë të vazhdojë bllokadën dhe, në të gjitha aspektet e tjera, të mbetet e gatshme dhe e aftë, dhe për rrjedhojë do të zgjas armëpushimin deri në momentin kur propozimi i tyre të paraqitet dhe diskutimet të përfundojnë, në një mënyrë apo tjetër”, ka shkruar Trump.

    Sot gjatë ditës, Trump tha se nuk do ta zgjasë armëpushimin.

    “Nuk dua ta bëj këtë. Nuk kemi aq shumë kohë”, ka thënë Trump.

    Ai shtoi se SHBA është në një pozitë të fortë negociuese dhe në fund do të sigurojë atë që e quajti një marrëveshje të shkëlqyer – megjithëse afati kohor dhe kostoja mbeten të paqarta./Reporteri.net

    Armëpushimi po i afrohet fundit, Trump thotë se SHBA ka gjasa të rifillojë bombardimet ndaj Iranit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!