×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump i kërkon Netanyahut që t’i reduktojë sulmet në Liban

    Reporteri
    09 Prill 2026 | 17:03

    Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahut, që Izraeli të reduktojë sulmet në Liban, për të ndihmuar që negociatat me Iranin të kenë sukses.

    Kërkesa e Trump u bë gjatë një telefonate që dyshja zhvilluan dje, ka konfirmuar një zyrtar i lartë i administratës Trump, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.

    Telefonata erdhi pasi Netanyahu deklaroi publikisht të mërkurën se do të vazhdojë sulmet ndaj Libanit me forcë, shtoi zyrtari. Zyrtarët iranianë kanë kërcënuar të përgjigjen ndaj sulmeve dhe të përfundojnë armëpushimin.

    Ndonëse administrata Trump dhe Izraeli kanë thënë se Libani nuk përfshihet në armëpushim, Izraeli ra dakord “të jetë një partner i dobishëm”, tha zyrtari./Reporteri.net

    Sulmet izraelite në Liban lëkundin armëpushimin SHBA-Iran

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!