Në një postim në Truth Social, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sugjeruar që vende si Mbretëria e Bashkuar duhet të mbledhin “guximin” për të shkuar në Ngushticën e Hormuzit dhe “thjesht të marrin” karburant.
“Do t’ju duhet të filloni të mësoni si të luftoni për veten tuaj, SHBA-ja nuk do të jetë më aty për t’ju ndihmuar, ashtu si ju nuk ishit aty për ne,” tha Trump, ndërsa kritikoi vendet që, siç tha ai “refuzuan të përfshiheshin në shkatërrimin e Iranit”.
Ai tha se këto vende mund të blejnë “karburant për avionë” nga SHBA-ja, ku ka “me bollëk”, nëse u mungojnë furnizimet.
“Irani është, në thelb, i shkatërruar. Pjesa e vështirë ka mbaruar. Shkoni dhe merrni vetë naftën tuaj!” përfundoi Trump postimin e tij në rrjetin social “Truth”. /Reporteri.net/
